Nesër në mbrëmje kombëtarja do të presë në “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Kjo përballje mund luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.
Nuk u grumbullua në kombëtare, Broja: Ja pse nuk më zgjodhi Sylvinho
Një ditë para sfidës u zhvilluar edhe konferenca për shtyp, ku së bashku me tekniku Sylivnho i pranishëm ishte edhe mesfushori i Espanyol, Keidi Bare, i cili e quajti kualifikimin një arritje të bërë realitet.
Nesër ndeshja në Tiranë, trajneri i Ishujve Faroe: Nuk duam t’i prishim punë Shqipërisë
“Me thënë të drejtën është një arritje shumë e madhe, një ëndërr e bërë realitet, megjithatë nuk duhet të ndalemi këtu, pasi janë edhe shumë gjëra të tjera për t’u bërë.
Që kur fola për herë të parë me trajnerin Sylvinho, në Barcelonë e kuptova që do të na motivonte shumë dhe na dha shumë besim, si ekip e si grup.
Nuk dua të qëndroj vetëm këtu, pasi çdo gjë ka ndryshuar, por ka ndryshuar për mirë, që nga Federata, pasi tani kemi një fushë shumë të mirë, ku mund të bëjmë stërvitje, kemi palestrën tonë dhe ndihemi shumë komodë dhe kjo duhet të jemi shumë falenderues për këto kushte. Përsa i përket dëmtimeve, dëmtimet i kam kaluar.
Më kanë lënë pak mbrapa, por do të vazhdoj aty ku isha, duke punuar edhe më fort për të ndihmuar ekipin,” u shpreh Bare.