-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në 14:00 vendimi për Sali Berishën në Apel

Kryesoret

Seanca ndaj Berishës ishte planifikuar të zhvillohej në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë seancën ndaj Sali Berishës, i cili ka kërkuar shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj tij për çështjen “Partizani”.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi, për të cilën SPAK ka kërkuar që të përjashtohet nga çështja për shkak të konfliktit të interesit, shty seancën ndaj ish-kryeministrit për në orën 14:00.

Ilirjana Olldashi zbuti masën e sigurisë për Malltezin nga “Arresti me bug” në “Arrest shtëpie”. Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për  “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”. Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi, ortak i Malltezit dhe ndërtues i kompleksit të pallateve.

Ish-kryeministrit i është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit