-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Grabitësi dhe burri dyshohet se u takuan para vrasjes”, si vdiq gruaja në makinë

Kryesoret

Mbrëmjen e së mërkurës, një vrasje në rrugën “Dalip Alshiqi” tronditi Prishtinën. Raportimet fillestare pohuan se Liridona Murseli u vra nga disa grabitës, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se policia ka arrestuar sot bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murselin si të të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Po ashtu mediat në Kosovë raportojnë se janë gjetur prova bindëse që dëshmojnë fajësinë e Naimit në këtë rast. Sipas tyre, ekzistojnë xhirime të kamerave që dëshmojnë se Naim Murseli, është takuar me autorin e dyshuar të vrasjes së Liridonës, Granit Plava, gjithashtu i arrestuar.

Plava ka pranuar akuzën, duke shtuar dyshimet që vrasja është porositur nga vet Naim Murseli.

Ai dhe Murseli raportohet të jenë bashkëfshatarë. Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë./Indeksonline

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit