Është arrestuar një tjetër anëtar i bandës së trafikut ku pjesë e saj janë Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit, Eralb Breçani i njohur si “Boli”.
Ai është Ismail Zeneli i arrestuar në Spanjë. Tashmë pritet që të nisin procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.
Donte të vriste dy vëllezër, arrestohet bosi i dosjes “Breçani”
Zeneli i njohur me nofkën “Dajloku” është personi që donte të vriste vëllezërit Nela në Angli për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.
Ai komunikoi me shefin e policisë Dedan Gjoni, që i dha informacion jo vetëm për familjen dhe nënën, por edhe lëvizjet përmes sistemit TIMS.
Lidhur me këtë rast ka reaguar zyrtarisht dhe policia e shtetit me anë të një komunikate ku thotë se tashmë pritet ekstradimi i të arrestuarit drejt Shqipërisë.
“Në kuadër të operacionit “Madridi”, u lokalizua dhe u arrestua në Madrid, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 49-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të saj, në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, Policia spanjolle organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Madridi”.
Në kuadër të këtij opeacioni u lokalizua dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi I. Z. alias L. S., 49 vjeç,” njofton Policia.
Krahu i djathtë i “Bolit”! Si u arrestua “Dajloku” në Spanjë?