Banorët e zonës ku ndodhi përplasja me armë e një 33-vjeçari në Korçë tregojnë se kishin dëgjuar të shtëna.
Një nga banorët pohoi për mediat se kishte dëgjuar disa të shtëna, por nuk ishte në dijeni të konfliktit.
”Pse s’më hap rrugën”, të rinjtë e dehur, si ndodhi plagosja me armë zjarri në Korçë
“Nuk e dimë se ça ndodhi. Dëgjuam krisma, shtinë ata, pam-pam ja bëri,” tha një i moshuar që ka shtëpinë pranë vendit të ngjarjes.
Nga konflikti me armë zjarri dhe me mjete të forta të plagosur mbetën dy persona, konkretisht Igli Hoti dhe Artan Qeshori, të cilët aktualisht janë duke marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sherr mes disa personave në një lokal, plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar, detaje…