-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ I dha fund jetës në anijen e azilkërkuesve në Angli, kush është i riu shqiptar

Kryesoret

27-vjeçari Leonard Farruku nga Manza e Durrësit është shqiptari i vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.

Identiteti i viktimës, i cili u gjet pa jetë javën e kaluar, është zbuluar nga “The Telegraph”, që shkruan se i riu pagoi 4,000 euro për të kaluar kanalin La Mansh me gomone duke hyrë ilegalisht në Britani verën e kaluar.

Vetëvrasja u bë publike të mërkurën ndërsa mediat raportojnë se azilkërkuesi shqiptar ishte ankuar për gjendjen e tij mendore një ditë para se të vdiste.

Dëshmitarët i thanë medias britanike se 27-vjeçari ishte dëgjuar duke bërtitur dhe përplasur në murin e kabinës ku mbahej.

Motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atëherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel Bibby Stockholm”.

“Kur fola me të herën e fundit, ai më tha se po trajtoheshin nga rojet si kafshë,” ka thënë ajo.

Për këtë ngjarje, një zëdhënës i Home Office tha se ky ishte një incident tragjik dhe se ngjarja është në hetim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit