-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kalon për gjykim dosja kundër kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, Memolla

Kryesoret

Gjykata paraprake ka kaluar për gjykim në themel dosjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, bashkë me Ndriçim Tafxhafën, Blerim Xhamanin dhe Isuf Toskun për korrupsion zgjedhor.

SPAK thotë se ky procedim penal është regjistruar pas transmetimit në media të një regjistrimi audio, ku Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit 2022, ndikon tek Blerim Xhamani–elektricist pranë për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhje.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një gruaja për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të kandidatit socialist. Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit