-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në “Anfield” emocione por jo fitore, Arsenal ruan kreun në Angli

Kryesoret

Arsenali do të kalojë Krishtlindjet në krye të tabelës së Premier League për të dytin sezon radhazi, e vendosur nga një barazim 1-1 me Liverpoolin në Anfield.

Ndeshje e cila dhuroi shumë emocione dhe një ritëm të lartë loje nga të dyja ekipet, gjë që pritej pasi në lojë luhej dhe kreu i kampionatit.

Të parët që realizuan ishin miqtë që në minutën e katërt, mbrojtësi Gabriel shfrytëzoj një kros të Odegard, dhe goditja me kokë mposhti Alisson. GOLI I GABRIEL (VIDEO)

Më pas Mohamed Salah shpërdoroi shansin e tij të parë me topin që përfundoi në rrjetën e jashtme, por ai nuk gaboi disa minuta më vonë ku dërgoi topin brenda portës së David Raya-s.GOLI I SALAH (VIDEO)

Një pjesë e parë argëtuese përfundoi me Bukayo Saka që dështoi të gjente sërish avantazhin.

Pjesa e dytë solli sërish ritëm të lartë, me rastet që folën më shumë në favor të Liverpool, i ndëshkuar dhe nga një rast i shpërdoruar nga Arnold me gjuajtjen që përfundoi në traversë.

Një barazim i cili lë ende Arsenal në krye të renditjes së Premier League, ndërsa Liverpool ndjek në vendin e dytë së bashku me Aston Villa-n me nga 39 pik.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit