-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dua Lipa mund të bëhet këngëtarja më e pasur në Britani?

Kryesoret

Dua Lipa do të bëhet këngëtarja femër me fitime më të mëdha në Britani, pasi ajo ka regjistruar fitime më të mëdha se të Adele. Kështu, tani shqiptarja është në rrugën e duhur për t’u bërë ‘miliardere deri në moshën 40-vjeçare’.

Të dhënat tregojnë se biznesi i Duas fitoi pothuajse 68 milionë paund vitin e kaluar, që thuhet se tejkaloi kolegen e saj britanike Adele në Mbretërinë e Bashkuar.

Informacionet i referohet kompanisë së saj të regjistrimit ‘Radical22′, pasi u zbulua se Dua po menaxhohet tani nga babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili kujdeset për menaxhimin e të gjitha aseteve të saj komerciale.

“Radical22” thuhet se arriti një pasuri neto prej 29.9 milion £ në dhjetor 2022, që është pothuajse trefishi i shumës (11.6 milion £) që kishte në 2019. Kompania arriti një fitim prej 8.3 milion £ nga 2021.

“Radical22” u tha se kishte pasur asete me vlerë 32.48 milion £ në 2021, të cilat u rritën në 38.56 milion £ në 2022. Asetet e kompanive të Adelës u tha se kishin arritur në 50 milion £ pas suksesit të albumit të saj të katërt ’30’, i cili u publikua në fund të vitit 2021.

Pavarësisht suksesit të madh të Duas, Adele ende kryeson për sa i përket pasurisë së saj totale. Sipas listës së pasurve të ‘Sunday Times 2023’, ajo mendohet të ketë një pasuri neto të raportuar prej rreth 165 milionë £, një rritje prej 15 milionë funte nga viti 2022.

Pasuria neto e Duas, nga ana tjetër, mendohet të ketë arritur rreth 27.5 milionë funte në fund të vitit 2022. Lajmi vjen pasi Dua publikoi këngën e saj të shumëpritur, ‘Houdini’, në nëntor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit