Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka bërë një reagim në lidhje me vendimin që u morr nga GJKKO për arrestin e shtëpisë të Sali Berishës.
Noka u shpreh se me këtë vendim Edi Rama dha fakte se Shqipëria është kthyer në Rusinë e vogël të Europës me liderin e opozitës në arrest.
Noka në fund të statusit të tij shtoi se mosbindja civile është rruga e vetme për të gjunjëzuar këtë regjim.
Reagimi i plotë:
Me vendimin e sotem Drejtesise Politike mund te themi se Edi Rama e ktheu Shqiperine ne Rusine e vogel te Europes me liderin e opozites te arrestuar.Sot lideri i opozites Prof Dr Sali Berisha arrestohet e burgoset pa asnje akuze,pa asnje fakt e pa asnje prove …thjesht sepse ne liri dhe ne aktivitet politk i kall daten Edi Rames dhe bandes se pushtetit.
Arrestohet sepse po i diskretitonte cdo dite e me shume me fakte e prova Drejtesine e Re Politike e cila fsheh, asgjeson provat per Erion Veliajn,Engjell Agacindhe kreun e regjimit Edi Ramadhe sajon dosje politike per kreret e opozites…SPAK dhe GJKKO pas ketij vendimi rikthyen Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktatures ndaj kundershtareve te Regjimit .Llogarite i kane bere gabim.
Mosbindja civile per te gjunjezuar kete narkoregjim per opoziten dhe shqiptaret eshte rruga e vetme .O Sot o Kurre..