-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE mohon zërat: Kurti dhe Vuçiç nuk do takohen në Zvicër

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e ardhshme.

Megjithatë një takim “ballë për ballë” midis tyre është mohuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

 Stano tha se nuk do të ketë takim mes Kurtit e Vuçiçit gjatë forumit i cili do të mbahet në Zvicër si pjesë e dialogut mes dy vendeve.

Në deklaratën për pjesëmarrjen e Kurtit në forumin në Davos, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë të ditur agjendën e kryeministrit të Kosovës.

 “Kryeministri Kurti javën e ardhshme do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, sa i përket agjendës së kryeministrit atje, ende nuk është përfundimtare, kështu që do të njoftoheni me kohë për takimet që do të mbahen në margjinat e forumit”, thuhet në deklaratë.

Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës do të fillojë më 15 janar dhe do të zgjasë katër ditë, ndërsa motoja e edicionit të 54-të të tij është “Rindërtimi i besimit”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit