-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen diskutimet/ Balla i nxjerr “djersë të ftohta” shefave të policisë: Zbardhni vrasjet!

Kryesoret

Janë zbardhur diskutimet nga takimi i sotëm me dyer të mbyllura nga analiza e këtyre 6 muajve e Policisë Tiranë, që nga momenti kur Taulant Balla është emëruar ministër i Brendshëm.

Një takim i drejtuar nga vet Balla ku morën pjesë të gjithë drejtuesit e seksioneve dhe shefat e tetë komisariateve.

Siç mësohet Balla ka shprehur mirënjohje ndaj disa elementëve dhe kritika ndaj disa të tjerëve, ku në qendër të vëmendjes ka qenë puna e kryer nga seksionet e vrasjeve, antidorga dhe krimi ekonomik.

Në qendër të kritikave ka qenë pikërisht seksioni i vrasjeve, ku shumë prej tyre në vend mbeten ende të pazbuluara.

Ministri është i kënaqur me sektorin e antidrogës, i cili përgjatë vitit 2023 ka pasur rritje të fuqisë goditëse deri në masë 100% në hetime dhe 30-50% në kapje të llojeve të ndryshme më shumë të lëndëve narkotike në krahasim me vitin 2022, duke veçuar operacionin “Tempulli”, me 112 persona të arrestuar fillimisht në kryeqytet.

Ministri njoftoi në këtë mbledhje se organika e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës do të rritet sërish, për shkak të nevojës në këtë sektor.

Pas ndryshimeve të bëra disa muaj më parë me thuajse shkrirjen e këtij sektori dhe kalimin në drejtorinë e përgjithshme, është parë e arsyeshme që të shtohen sërish agjentët.

Ndërkohë, vlerësim pozitiv Balla ka pasur kryesisht për komisariatet dhe Policinë Rrugore, të cilat sipas tij kanë treguar seriozitet dhe në nivel të kënaqshëm të sigurisë e parandalimit të aksidenteve. Burimet bëjnë me dije se ministri Balla ka kërkuar angazhim maksimal përgjatë vitit 2024 në tërësi nga të gjithë sektorët dhe komisariatet për rezultate akoma më të larta.

 

/Shqiptarja.com/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit