-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jamarbër Malltezi paraqitet në SPAK: Balla bëri kallëzim të rremë, Rama po bën shkelje

Kryesoret

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur në SPAK.

Ai do të merret në pyetje në lidhje me dosjen “Partizani”.

Jamarbër Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën “arrest shtëpie”.

Ndërkohë pak para hyrjes në SPAK, Malltezi ka dhënë dhe një deklaratë për media

FJALA E MALLTEZIT:

E para, toka ishte e pronarëve fisnikë themelues të familjeve të Tiranës. Dy, kjo tokë nuk ishte e shpronësuar, kjo ishte e këtyre familjeve dhe mbi 100 familjeve trashëgimtare të 5 familjeve të origjinës.

Tre, klubi Partizani nuk iu kthye Jamarbër Malltezit, iu kthye 100 familjeve, është krejt ndryshe nga ato që bën Edi Rama me katër VKM që ia jep një personi. Pra, asnjë qeverisje nuk ia ka dhënë Jamarbër Malltezit apo një personi, por ia ka dhënë 100 familjeve pronare.

E katërta, në këtë çështje, edhe vetë SPAK-u e pranon se nuk ka dëm. Pra, po bëjnë hetime kur nuk ka dëm. Po arrestojnë dhe burgosin njerëz me shfaqje kur nuk ka dëm.

Sa është dëmi? Zero! Përkundrazi shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi i objekteve të rrënuara.

Nga ana tjetër, çfarë ka rezultuar? Ka rezultuar se Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, vepër penale e dënueshme sipas nenit 315 të Kodit Penal.

Por Taulant Balla qenka mbi ligjin. SPAK-u bëhet SNUK.

E pesta, Edi Rama ka bërë shkelje, ka bërë dëm. Shpërdorim detyre me dëm mbi 330 mijë euro. E kam administruar së fundmi se e kishin fshehur. Vetëm këto dy muajt e fundit e kanë administruar si provë, por nuk ndihen. Pse? Se është Edi Rama! Sepse është dëm që vjen nga Edi Rama dhe Edi Rama është mbi ligjin.

Këto i lëpihen, këta janë larot e Edi Ramës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit