-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamioni hedh në ajër gruan që po kalonte rrugën

Kryesoret

Një kamion ka goditur për vdekje një këmbësore në Fushë Kosovë, mëngjesin e sotëm. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi”. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion).

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e  cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit