Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten u diskutua për Kosovën me kërkesën e Serbisë pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Diskutimi është transmetuar drejtpërdrejt, ndërkohë që Kosovën e ka përfaqësuar kryeministri Albin Kurti dhe Serbinë presidenti i saj, Vuçiç.
Megjithatë, në Serbi transmetimi nuk ka vazhduar drejtpërdrejt kur fjalën e ka marrë kryeministri Kurti. Në televizionin shtetëror të Serbisë transmetimi është ndërprerë.
Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu, ka reaguar lidhur me këtë. Ai tha se Aleksandër Vuçiç është në panik e frikë të madhe përballë Republikës së Kosovës. Ndërsa, situatën me transmetimin e ka përshkruar si censurë.