-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dinari? SHBA kërcënon Kosovën: Do të keni pasoja!

Kryesoret

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u shpreh se SHBA-ja e ka të qartë që nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme nga ana e Kosovës dhe se lëvizjet e tilla do të kenë pasoja.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, tha Escobar për Tanjug.

Sipas tij, shumë nga këto çështje mund të zgjidhen me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

I pyetur nëse adresa për ndihmë për serbët e Kosovës është në Bruksel apo në Washington, ai ka theksuar se SHBA-ja e mbështetë plotësisht dialogun nën udhëheqjen e BE-së dhe se po investojnë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e tij. Ka shtuar se dialogu i vetmi kanal për zgjidhjen e çështjeve të të dyja palëve.

“Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron pas kësaj, sepse në fund të fundit, aspirata jonë më e madhe është që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, tha Escobar.

SHBA: Ishim shumë të qartë lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit