-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arsenali në luftën për titull vendos rekordin e ri në Premier League

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme në javën e 26-të Premier League, Arsenali mposhti bindshëm Newcstelin 4-1, duke mbajtur hapin me Liverpoolin dhe Manchester Cityn në luftën titull.

Një autogol i Botman, si dhe finalizimet e Havertz, Saka dhe Kiwior shkuan në favor total të skuadrës së Artetës.

Për Newcastlen ndërkohë vetëm një gol nderi në fund të sfidës i shënuar nga Willock.

Me këtë fitore e cila është e 6-ta radhazi në Premier, “Topçinjtë” renditen në vendin e tretë me 58-pik, dy më pak se Liverpooli kryesues, dhe 1 më pak se Manchester City.

Por goleadat e Arsenalit në sfidat e fundit kanë sjell dhe një rekord të ri pozitiv për klubin.

Faqja e specializuar e statistikave, “Opta” bëri të ditur se Arsenali është bërë skuadra e parë në historinë e Premierligës që shënon dy ose më shumë gola në shtatë pjesë-lojë radhazi.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit