-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti te ‘5Pyetjet.al’: SHBA do shpallë non grata ministrin dhe ‘trurin’ e Vetëvendosjes

Kryesoret

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli në një lidhje me “Skype” për ‘5Pyetjet.al’ nga Prishtina deklaroi se SHBA po përgatit një listë të zezë brenda së cilës janë të paktën një ministër i qeverisë Kurti dhe një zyrtare e partisë, Vetëvendosjes që e konsideroi si “dorën e fortë” brenda kësaj strukture që ka shumë peshë.

Ky fakt do ta bënte shumë të jashtëzakonshme këtë cështjen  që të futen në listën e zezë njerëz që janë përfaqësues në qeveri ose politikanë dhe politikane shumë e rëndësishme. Unë emrat i di, por nuk më kanë dhënë lejen që të them emrat. Por ju mund ta kuptoni se kush janë. Logjika dërgon atje ku njerëzit të cilët kanë dashur që të bëjnë filma në veri me fotografi dhe filma që nuk kanë qenë në raport me SHBA-në.

Inteligjenca e KFOR-it ka dhënë shpjegime. Këta njerëz nuk do të vendosen në listën e zezë sepse i është tekur dikujt, por kanë qenë të padëgjueshëm dhe nuk kanë pasur bashkëpunim me aleatët. Po zyrtari brenda Vetëvendosjes? Është grua. Të ndikosh në politikat shtetërore, deputetë dhe emërime të ndryshme dhe qarqe qeveritare, prandaj konsideroj se SHBA kanë vërejtur tek “truri” i Vetëvendosjes me këto sanksione këto veprime do të mund të ndalen” tha ai.

Po për Shqipërinë a ka informacion? “Do të ketë një listë. Nuk mund të flas me emra, por krimi i jashtëzakonshëm që në Shqipëri është folur dhe disa qasje të tjera që kanë pasur të bëjnë me deklarata të disa ish-politikanëve që kanë ikur nga Shqipëria kanë bërë që SHBA të interesohet dhe për personalitete të ndryshme në Shqipëri që kanë influencë në këto çështje. Nga të dyja anët, qeveri opozitë” tha Fatmir Sheholli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit