-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spektakël në ‘Maradona’, ‘Zonja e vjetër shkërmoqet’ përballë Napolit

Kryesoret

Pritej një ndeshje ‘thrille’ dhe ashtu rezultoi përballja mes Napolit dhe Juventusit në Maradona. Një rivalitet i urryer midis dy skuadrave që këtë herë pa të Partenopeit fitues.

Një përballje me shumë emocione dhe raste pa fund për një fitore 2-1 të Napolit.

Pjesa e parë pa Vlahoviç ‘të hante’ golat njëri pas tjetrit nga ana tjetër Kvaratskhelia i cili ‘zverdhi’ lojtarët e Juventusit, mendoj të shënonte dhe golin e parë të sfidës vetëm 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë. Një gol që çoi në avantazh të tijët në dhomat e zhveshjes.

Juventus zbriti në fushë në kërkim të barazimit por numri i lartë i kartonëve të verdhë detyroi Allegrin të bënte ndryshime në formacion. Chiesa kaloi në krahun e djathtë, një lëvizje e goditur e cila solli dhe golin e barazpeshës në minutën e 81-të.

Napoli u hodh i gjithi në sulëm me Osimhen që mbajti dhe një herë mbi shpatulla 3 qendërmbrojtës, dhe në fund fitoi një penallti. Një 11 metërsh i gabuar po nga ‘bomberi’ Napolitan, por Raspadori nuk nguroi të dërgonte në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga Scehzney dhe i gjith stadiumi shpërtheu në festë.

Minutat e fundit u kthyen në një kamp të vërtetë beteje me Juventusin që shpërdoroj dhe një herë rastet për gol duke lënë dhe pikët në ‘Maradona’.

Napoli ngre kokën para ndeshjes me Barcelonën këtë të mërkurë.

Juventus nga ana tjetër përshëndet përfundimisht titullin me 12 pikë më pak se Interi që ka dhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

GOLAT

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit