-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndikimi i sanksioneve amerikane ndaj flotës ruse të naftës

Kryesoret

Dhjetëra cisterna nafte të Rusisë, të regjistruara në kompani liberiane dhe në ato të Ishujve Marshall, e kanë ndalur lundrimin në javët e fundit, pasi Shtetet e Bashkuara e zgjeruan zbatimin e sanksioneve ndaj anijeve të lidhura me këto regjistra, sipas të dhënave të transportit dhe intervistave me zyrtarë qeveritarë dhe industrialë.

Ky ndryshim pasqyron marrëdhëniet e ngushta të SHBA-së me kompanitë e regjistrimit të cisternave nga Liberia dhe nga Ishujt Marshall, të cilat zyrat qendrore nuk i kanë në shtetet e veta përkatëse, por në Virxhinia, vetëm disa kilometra larg Uashingtonit dhe brenda juridiksionit ku zbatimi i sanksioneve amerikane është i detyrueshëm.

Si pasojë e përdorimit të madh në të kaluarën të flamujve të vendeve ku ishin regjistruar, cisternat e flotës ruse të naftës mbeten të rrezikuara nga shkelja e sanksioneve edhe nëse ato i ndryshojnë në të ardhmen flamujt duke u regjistruar në vende ku SHBA-ja nuk mund t’i prekë, sipas specialistëve të energjisë dhe sanksioneve.

“Ata e kanë krijuar një përgjegjësi dhe një rrezik afatgjatë”, tha Craig Kennedy nga Universiteti i Harvardit për Studime Ruse dhe Euroaziatike.

Anijet komerciale duhet të regjistrohen patjetër, apo të bartin flamur, në një vend të caktuar për t’u siguruar se ato u përmbahen rregullave mjedisore dhe të sigurisë ndërkombëtarisht të njohura.

Reutersi i analizoi të dhënat e transportit të LSEG dhe Lloyd’s List Intelligence, dhe i intervistoi zyrtarët qeveritarë, përfaqësuesit e regjistrave dhe analistët e transportit të mallrave, për të ofruar të dhëna të hollësishme që nuk janë publikuar në të kaluarën për rolin e regjistrimit të anijeve në valën e fundit të sanksioneve amerikane kundër flotës ruse të naftës, si dhe për ndikimin që ato e kanë në transportin e naftës ruse./Reuters

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit