Një 26-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në katin e parë të banesës ku jetonte.
Dyshimet e policisë janë se i riu është vetëvarur dhe se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë gjetur shenja dhune.
Sipas asaj që kanë deklaruar familjarët, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor” thuhet në njoftimin e policisë.