Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person.
Trafikantët nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentuan të godasin policët me automjet.
Policia ndodhur në këtë situatë është detyruar të qëllojë në drejtim të tyre.
I plagosur ka mbetur njëri prej trafikantëve i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar 1 kg kokainë.