-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky thirrje aleatëve: Dëshmoni për Ukrainën ashtu siç bëtë për Izraelin

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bëri të hënën thirrje aleatëve që të shfaqin të njëjtin “unitet” ndaj Ukrainës siç bënë ndaj Izraelit kur penguan sulmet ajrore iraniane ndaj Izraelit gjatë fundjavës.
“Duke mbrojtur Izraelin, bota e lirë ka treguar se një unitet i tillë jo vetëm që është i mundur, por është 100 për qind efektiv”, tha Presidenti Zelenskyy.

Në një postim në rrjetin Telegram, Presidenti Zelenskyy falenderoi aleatët që kishin dërguar më shumë ndihmë për mbrojtjen ajrore ukrainase , por tha se “intensiteti i sulmeve ruse kërkon unitet më të madh”, të njëjtë si ajo që treguan për mbrojtjen e Izraelit.

“E njëjta gjë është e mundur për mbrojtjen e Ukrainës nga terrori, e cila, si Izraeli, nuk është anëtare e NATO-s”, vazhdoi ai.

Ai bëri thirrje që aleatët e Ukrainës të dëshmojnë më shumë “vullnet politik”, pasi Ukrainës po i mbarojnë municionet dhe ka dëshpërimisht nevojë për më shumë mbrojtje ajrore për të zmbrapsur sulmet ruse.Presidenti Zelenskyy lëshoi thirrjen e tij të fundit për ndihmën e aleatëve, duke thënë se Rusia po shkakton “dëme të konsiderueshme” çdo ditë./VOA

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit