Gjykata e Posaçme i kërkon SPAK-ut që t’u vendosë në dispozicion ish-ministrit Ilir Beqja dhe të pandehurve të tjerë aktet e dosjes hetimore, por në mënyrë elektronike.
Beqja refuzoi të paguante shumën që shkon sipas tij rreth një milion lekë dhe vendosi që të shkonte t’i lexonte në prokurori aktet.
Sot gjykata pranoi kërkesën e tij për t’u njohur me aktet. Ilir Beqja është marrë i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Seanca e radhës në 13 Maj.