-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti suprem i NATO-s: Po i shtojmë forcat në Kosovë, po sjellim artileri të rëndë

Kryesoret

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR) dhe komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së (USEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, dëshmoi mbrëmë para Kongresit amerikan.

Cavoli tha që në fillim të fjalimit se NATO nuk ka vetëm një problem ashtu sikurse SHBA-ja që nuk është një vend me vetëm një problem.

“Është e rëndësishme të pranohet se ka gjëra të tjera që ndodhin në Evropë që nuk janë të mira për interesat kombëtare të SHBA-së. Gjithashtu, ato nuk janë pa lidhje me luftën në Ukrainë. Gjëja e parë që bëmë ishte që vendosëm të bëjmë diçka brenda NATO në lidhje me forcat rezervë”, tha Cavoli, transmeton Telegrafi.

Ai vazhdoi duke thënë se kjo ka të bëjë kryesisht me forcat e dislokuara në kuadër të misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje dhe Hercegovinë (Misioni EUFOR Altea).

“Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe tregoi se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon. Duhen rritur numri i trupave në Bosnjë Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për mbikëqyrjen, zbulimin dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj tyre”, shtoi amerikani.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit