Një tentativë e rëndë vrasje ka ndodhur në Pavia të Italisë, ku autore është një 42-vjeçare shqiptare.
Mediat italiane bëjnë me dije se tashmë shqiptarja është vënë në prangat e policisë, ndërsa ka tentuar të vrasë me thikë dy fqinjët e sajë.
42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj mbrëmjen e së mëkurës, rreth orës 18:00. Ajo ka gjetur në shtëpi një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.
Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit.
Më pas, ajo është strehuar në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë.
Karabinierët e lokalizuan dhe armën e ftohtë e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçrja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.