-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘E stato un albanese’, Rama në Itali: U diskriminuam por shqiptarët ja dolën!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigrantëve shqiptare kujtoi kohët e vështira kur shqiptarët shkuan në Itali në fillimet e demokracisë.

Sipas kryeministrit Rama, askush nuk mund ta harrojë kohën kur vendi ynë kishte  damkën “e stato albanese” që ishte në çdo shkrim të mediave italiane.

“Fatkeqësia e madhe ishte se në të njëjtën kohë Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizioni kur ikën dritat.

Në sytë e italianëve të vitit 90 asgjë nuk lidhte Shqipërinë e paraluftës, kujtimi i së cilës ishte flakur në mbeturinat e historisë italiane të fashizmit me Shqipërinë komuniste që nga ajo e kaluar ishte mbarsur si pjella e imponuar e një shtatzënie të mbrapsht.

Kush nuk i kujton atë kohë me damkën “E stato un albanese” kur zienin debatet në televizionet italiane.

Ishte koha e një far Umberto Bossi, që bëri thirrje që shqiptarët të priteshin në det me pushkën e ushtrisë. Ishte një personazh që dukej sikur kishte dalë nga një filmë komik.

Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar.

Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit