Kryetari i PD-së, së vulës Lulzim Basha deklaroi sot se deputetët që janë në krah të tij nuk do ta votojnë rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga shumica socialiste.
“Duhet të shohim nëse është akt elektoral apo komplot kundër SPAK-ut. Ne nuk do të bëhemi pjesë. Ne kërkojmë fuqizimin e SPAK-ut dhe prandaj kërkojmë votat e PS-së për amendamentet tona që kemi depozituar” tha ai.
Edhe grupi i PD-së që drejtohet nga Gazment Bardhi dhe që pas ka Sali Berishën ka zyrtarizuar vendimin kundër.
Rezoluta do vetëm 71 vota që PS i ka, por problemi qëndron cfarë ndodh më pas me superkomisionin që pritet që të ngrihet dhe që do të kontrollojë disa institucione, mes tyre të drejtësisë.