-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spektakël në Hamburg! Shqipëria merr pikën e parë në Europian

Kryesoret

Nuk ka fitues. Shqipëria merr pikën e parë në këtë Europian. 2-2 përballë Kroacisë. Një super ndeshje. Raste pa fund. Spektakël dhe emocione.

Kaluam të parët në avantazh me Qazim Laçin në minutën e 11-të pas krosimit të Asanit. Një ritëm i çmendur në pjesën e parë me sulme dhe kundërsulme.

Por në fund të 45 minutave të para e mbajtëm rrjetën të paprekur falë portierit Strakosha dhe murit kuqezi. Në pjesën e dytë rezistuam deri në minutën e 74 kur Kramarić barazoi.

Dy minuta më pas në aksionin e parë pas golit për fat të keq Gjasula e çoi topin në portën e tij. Kroatët në festë. Heshtje në pjesën tjetër të stadiumit të mbushur me tifozët shqiptarë.

Por jo për shumë gjatë pasi në fund Klaus Gjasula barazoi duke shënuar në portën kroate. Në shtesë kishim edhe dy raste të mira për të shënuar golin e fitores.

Ndeshja e fundit është përballë Spanjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit