Mirlind Daku me anë të një postimi ka kërkuar publikisht ndjesë për veprimet e tij në fund të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Sulmuesi kishte marrë pjesë me megafon në dorë në koret e tifozëve në fund të ndeshjes me fyerje ndaj shteteve të tjera.
“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona”, shkruan Daku.
Ndërkohë UEFA ka nisur hetim zyrtar për këtë çështje duke bërë që sulmuesi nëpërmjet rrjeteve sociale të tregonte qëndrimin e tij.