Një punëtor është aksidentuar në vendin e punës në Pogradec dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nga informacionet paraprake raportohet se punëtori ka marrë dëmtime pasi dyshohet se i ka rënë sipër një pjesë muri.
Ai u transportua menjëherë në spitalin e qytetit por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që mjekët të marrin masat për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.