Me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnje abstenim deputetët në Kuvend votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u dakordësua mes PS dhe PD duke i hapur rrugë votës së diasporës. Po ashtu listat do të jenë të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura.
Vetëm me votat e mazhorancës Kuvendi ka miratuar ligjin për Policinë e Shtetit. Ligji mori 76 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste, 19 kundër dhe 2 abstenim.
Në seancën e fundit të kësaj legjislature, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar vetëm raportin e mazhorancës socialiste të nxjerrë nga puna 4 mujore e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, të drejtuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji.
Raporti i PS u miratua në Kuvend me 76 vota ‘pro’ dhe 3 ‘kundër’. Kryetari i komisionit, Ervin Salianji paralajmëroi se do t’i çojë në SPAK gjetjet e raportit të opozitës, duke thënë se duhet zbuluar kush është ai që i bën emërimet e paligjshme në strukturën e Policisë së Shtetit.