Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet.
“Shqiperia porta kryesore e hyrjes se droges ne Europe, dhe baze e krimit te organizuar ne nivel nderkombetar jane prova absolute se policia eshte mposhtur totalisht nga krimi. Policia dhe drejtuesit e saj te kriminalizuar sic provojne pergjimet e sky dhe encro chat eshte prove absolute se kjo eshte polici kunder qytetareve”, u shpreh Vasili.
Më pas ai tha që policia po arreston protestuesit qytetarë të ndershëm se janë ngritur kundër vjedhjes dhe korrupsionit të qeverisë.