Pasditen e sotme në orën 18:00 do të mblidhet në Kuvend seanca e posaçme pas ndryshimeve të bëra në qeveri.
Në këtë seancë deputetët do të votojnë për ndryshimet që janë bërë në qeveri nga kryeministri Edi Rama.
Ndryshimet e bëra janë Elisa Spiropali është propozuar kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Nënkryetar Bledi Çuçi, i cili ishte kreu i grupit të PS. Këtë post pritet ta marr Niko Peleshi, i cili u shkarkua si Ministër i Mbrojtjes.
Taulant Balla do të zëvendësoj Spiropalin dhe do të emërohet si ministër Shteti për Marëdhëniet me Parlamentin.
Ministër i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha dhe i mbrojtjes Pirro Vengu.
Ndërsa ministër i Financave do të jetë Petrit Malaj.