Gjatë një sherri në qendër të Selanikut, në Greqi është plagosur me thikë në shpatullën e majtë 41-vjeçari shqiptar.
Ai është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Ndërsa dy shqiptarët 34 vjeç dhe 36 vjeç janë arrestuar pasi dyshohet se kanë qëlluar 41-vjeçarin.
Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi për trafik droge dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Në vendngjarje u gjet thika dhe 3 gëzhoja arme zjarri.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e dy shqiptarëve u gjetën dhe u sekuestruan 133.51 gramë marijuanë dhe 1 celular.