-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Salianji qytetari i vetëm i Europës i burgosur, guxoi të denoncoj vëllain trafikant të Fatmir Xhafajt

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike në fjalën e tij në tubim u ndal te burgosja e deputetit Ervin Salianji. Berisha u shpreh se Ervin Salianji është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur.

“Ervin Salianji është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën, i cili në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqë droge dhe trafiqe të tjera kriminale”, tha Berisha.

Më tej ai u shpreh se “Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë.”

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit