Ambasada e SHBA shprehet thellësisht e shqetësuar “për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën”. Sipas selisë diplomatike amerikane në Tiranë akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik.
“Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë.
Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike” mbyllet reagimi.