Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja komentoi aksionin e opozitës duke deklaruar se hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë.
“Shqipëria në rrugë pa kthim, për integrimin në BE. Kjo është sfidë për ne, shqiptarët kanë probleme që kërkojnë zgjidhje që vijnë me punë, objektiva të qartë, dhe nuk besoj se ka rrugë tjetër pa kthim përveç kësaj. Shqiptarët presin shkurtimin e rrugës për t’u anëtarë me të drejta të plot në BE.
Rruga tjetër është pa kthim e pa krye. Hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë. Nuk njoh mosbindje që shkon në djegie dhe dhunë fizike.
Rrugë pa krye për ata që kanë marrë përsipër ta bëjnë, por që nuk u shërben as Shqipërisë e as shqiptarëve”, tha ai.