Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Ruzhdi Tasunin. Ai në vitin 2020 vrau gruan e tij duke e goditur disa herë me mjete të forta.
Shkalla e dytë e gjyqësorit e kishte dënuar 67-vjeçarin me 30 vite, por Tasuni bëri rekurs për zbutje të dënimit. Ai ka parashtruar në kërkesën e tij se është penduar dhe se nuk kishte qëllim vrasjen e bashkëshortes së tij. Tasuni ka thënë se sherri me gruan ka ardhur si pasojë e borxheve që ata kishin.
Në vitin 2022, policia gjeti në brenda dyqanit Hajdie Tasunin të pajetë, të cilës iu konstatuan 6 goditje në kokë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ka qenë vet Tasuni i cili ka lajmëruar policinë pasi ka vrarë bashkëshorten e tij.