Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Berlin me deputetin e CDU-së, Knut Abraham.
Në takim ata diskutuan për sfidat me të cilën po përballet Shqipëria sot, duke filluar nga lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, respektimi i shtetit ligjor etj.
Më pas Basha tregon se në takim gjithashtu diskutuan për largimin masiv të shqiptarëve.
“Shqipëria ka sot më shumë se 800 milionë euro humbje në vit, ndërsa sipas të dhënave të fundit të Eurostat-it, gjysma e popullsisë jeton në varfëri. Knut Abraham, deputet i Bundestagut, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, është një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës dhe në NATO, si dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE, është në interes të BE-së, paqes dhe sigurisë në rajon. Europa duhet të mësojë nga lufta në Ukrainë për të zgjidhur konfliktet e ngrira, të cilat, siç dëshmoi ngjarja e Bajnskës një vit më parë, mund të kthehen në kërcënim për sigurinë”, shkruan Basha.