Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi në seancë tha se Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk gëzon asnjë respekt nga opozita.
bardhi tha se ka një thirrje për presidenti Begaj për të të ndalë përfshirjen e ambasadorëve të Shqipërisë në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.
“Së pari të ndalë përfshirjen e ambasadorëve në fushatë zgjedhore të PS. Edhe në Selanik, ambasadorja shqiptare ishte në një aktivitet ku kryeministri fyente opozitën dhe kërkonte vota për PS. E kanë të ndaluar me ligj. Së dyti vetë Presidenti kur shkon vizita qar më qark nuk duhet të ketë në krah vetëm përfaqësues të krimit të organizuar që në këtë rast janë përfaqësues të PS. Është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti të qëndrojë larg fushatës zgjedhore, e të mos shitet për dy leje ndërtimi per të ndërtuar dy vila për dy djemtë e tij. Se Edi Rama ja jap, opozita ja nxjerr nga hundët”, tha Bardhi.