Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur në lidhje me zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Donald Trump, ku tashmë po diskutohet nëse do t’i hiqet “non grata” Sali Berishës. Bylybashi tha se me fitoren e Donald Trump do të ketë ndikime të forta dhe theksoi se dosja ndaj Sali Berishën në SHBA është bosh.
“E kam dëgjuar z. Grenell që ka thënë që nuk ekzistonte një dosje atëherë. E dyta, e dimë shumë mirë që kjo histori lidhet me një politikë specifike. Askush nuk ka më dyshime për historinë e McGonigal dhe Ramës.
Së pari, ne kemi një rikthim historik që nuk donin ta linin të kandidonte, donin ta dënonin, gjithë mediat kundër dhe si përfundim fitoi. Kurse në Shqipëri instrumenti përdoret për të nxjerrë kundërshtarin politik që të rrezikon, për ta futur në burg. Në informacionin më të mirë, ajo dosje është bosh, maksimumi ka tituj gazetash.
Është në dorën e Presidentit, por fut në kuadratë shumë nga këta instrumente ekstrapolitikë që kanë ndikim gjigand në Shqipëri. Në këtë histori jam i sigurt se do ketë ndikime të forta. Të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, tha Bylykbashi.