-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Metës, PL: Më 6 dhjetor protestë para SPAK

Kryesoret

Partia e Lirisë në një deklaratë për mediat ka thënë se do të mbajnë protesta para SPAK.
Protesta do të mbahet në datë 6 dhjetor në orën 12:00 para Prokurorisë së Posaçme.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga burgu ka dërguar një letër ku thotë që duhet të ngrihen kundër narko-drjetësisë.

“Të nderuar pjesëmarrës. Të nderuar anëtarë të Partisë së Lirisë. Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sot kemi nevojë që të ngrihemi dhe të bëjmë gjënë e duhur që të mbrojmë lirinë e çdo qytetari dhe shoqërisë, nga burgosja e saj. Narko-regjimi i Ramës dhe narko-drejtësia e Dumanit kanë kaluar vijat e kuqe, duke shkatërruar opozitën. Presidenti i Partisë së Lirisë është rrëmbim politik dhe është vijim i grushtit të shtetit dhe duke përdorur skuadër të përzgjedhur prokurorësh e gjyqtarësh të nënshtruar. SPAK sot është kobure në dorë të Ramës dhe me urdhër të kryeministrit dhe të mafies politike e ka kthyer vendin me të burgosur politik. Dy rezoluta ndërkombëtare, të CDI dhe të PPE mbështetën kërkesat e opozitës.

Ndaj në 6 dhjetor, në ora 12:00 do të nisim stinën e protestave para SPAK-ut.

Mosbindja civile është rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë paqe politike dhe sociale dhe një zgjidhje politike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vetëm me mosbindje civile dhe me protesta të fuqishme shqiptarët do t’i shkurtojnë ditët dhe do t’i japin fundin e merituar regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës”, tha Tedi Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit