Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në ceremoninë e shpërndarjes së 75 apartamenteve në Kombinat u shpreh se janë vonuar për shkak të proceseve gjyqësore të hapura nga opozita. Ai theksoi se bashkia e Tiranës ka sot 28 procese gjyqësore jo nga njerëzit por nga partitë politike që po shohin sesi po bëhen copë e çikë.
“Ndonjëherë na do më shumë bota se sa ne duam njëri tjetrin. Se unë nuk kam asnjë shpjegim sot mbas 5 vitesh pse jemi vonuar kaq shumë, pse duhet të kishte Bashkia e Tiranës 28 procese gjyqësore jo nga njerëzit, por nga partiçkat politike që sot po shohim se si po bëhen copë e çikë siç u munduan të bënin copë e çikë njerëzit. Ajo që ndodh padi në gjykatë, SPAK, merr masë bllokimi, gjej një gjyqtar, një matrapaz që të jep një masë sigurie pa dije, vetëm që të mos ecte puna këtu.
Si ka mundësi që në 5 Maj i kemi futur të gjithë njerëzit, ndërsa këtu pas 5 vitesh. Sot është një ditë e lumtur, por e rëndësishme të kuptojmë pse u vonuam.
Sikur na mallkon njeri që shqiptari bllokon shqiptarin, i vendos stërkëmbësh të mirës, i thotë punës plaç, pse për 5 vota të qelbëta. Më vjen keq që kemi pasur këto vonesa, uroj që të na bëhet mësim. Ti të mirën mund ta pengosh, denoncosh, por nuk e mund dot dhe në finale fiton, Sot është një ditë ku ka fituar e drejta, zgjedhjet më 11 Maj, nuk na intereson fare secili të votojë çfarë ti dojë qejfi, por në momentin që dikush drejton ta lëmë të punoj, është e pamundur. Keni parë ndonjë atlet të vrapojë me thes me patate, nuk e bën fort. Nëse dikush ka marrë përsipër të vrapojë, duhet ta lëmë të vrapojë. Ne rregullat e bashkëjetesës na bëjnë më të fortë, më të mirë.
Ai që ka marrë përsipër të drejtojë do të thotë se ka marrë risk më shumë se sa të tjerët, të ekspozohet më shumë se ata, të hajë edhe të sharat e të tjerëve, mllefin e të tjerëve atyre që nuk punojnë.”, tha Veliaj.