Policia e Tiranës ka proceduar penalisht tre të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç. Ata në Kamëz janë konfliktuar me një bashkëmoshatar tjetër.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të proceduarve u gjet dhe u sekuestrua një armë sportive. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.