Një 25-vjeçare ka humbur jetën në një aksident në Toronto të Kanadasë. Aksidenti ka ndodhur me 20 janar ku makina e 25-vjeçares Agnesa Shukulli ka përfunduar në liqenin e Ontarios, pranë Lakeshore Boulevard East.
Shqiptarja po udhëtonte së bashku me një djalë. Pasi mbërriten forcat zjarrfikëse njërin e kanë gjetur në çatinë e makinës dhe tjetrin brenda. Ata u dërguan menjëherë në spital por nuk 25-vjeçarja nuk arriti që ti mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë humbi jetën.
Familjarët e vajzës kanë hapur një go fuond për të mbledhur të ardhura për kthimin e trupit në Shqipëri.
25-vjeçarja kishte shkuar në Kanada në nëntor të vitit 2021 për t’iu bashkuar motrës së saj për të siguruar të ardhura për prindërit e tyre.