Zbardhen detaje të reja për vrasjen e postierit Lulzim Visha të premten në Kamëz. Eduart dhe Ervis Lami deri tani akuzohen për armëmbajtje pa leje, megjithëse kontrolli u zhvillua pas dyshimeve se dy kushërinjtë mund të kenë pasur konflikte me familjen Visha.
“Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte”, ka deklaruar Eduart Lami.