Gazetari Almer Toska në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u shpreh se Partia Socialiste ka gjetur formën e duhur për të siguruar votat ndërsa Partia Demokartike është në modelin e gabuar.
“Fatkeqësisht që Rama ka gjetur formën më të mirë nëpërmjet forcës pra ti marrë të rinjtë ti fusë në listë të sigurt për të votuar. Partia Demokratike ka gjetur modelin e gabuar pasi ata duan të mobilizojnë njerëz ku në fund të fare do të përplasen ose nuk do të bëjnë të njëjtin fushatë. Rama përdor sondazhin pasi është mënyra më e mirë, brenda partive politike ka një luftë të hekurt dhe të fortë ku kërkon që të zotërojë terrenin. PS është një luftë e ashpër, Belinda Balluku dhe Erion Veliaj ku kërkojnë që të kenë sa më shumë njerëz afër që të kenë pushtet. Ky lloj modeli i PD nuk është i duhur.”, tha gazetari.