Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me drejtuesit politik, koordinatorët dhe kryetarët e degëve të PD-së. Berisha u shpreh se synimi i protestët që doi të mbahet me 8 shkurt është vota e lirë. Ai nënvizon që kryeministri Edi Rama ka vjedhur dhe është kreu i një organizate kriminale.
“E thirrëm këtë takim me ju më së pari për protestën e datës 8.
Protesta e datës 8 si çdo mosbindje e jona civile ka synim votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Ju, 3 ditë më parë, dëgjuat një autopsi të vërtetë të këtij regjimi dhe personalisht të Edi Ramës nga zëvendësi i tij për 10 vite me radhë.
Në komb të qytetëruar, para një gjendje të tillë, kryeministri jep dorëheqjen sepse zëvendësi i tij faktoi që ai kryeson një organizatë kriminale, më të rrezikshmen që ka pasur Shiqpëria ndonjëherë, ose ndonjë vend tjetër.
Edi Rama, dhe për ne kjo është deklaruar në mënyrë të përsëritur, por kur pohohet nga ish-zëvendësi i tij, nuk ka shqiptar që të mos besojë dëshminë tronditëse, dëshminë më të rëndë të bërë ndonjëherë ndaj një kryeministri apo ndaj një qeverie, siç ishte dëshmia e Arben Ahmetajt në televizion dhe publik.
Edi Rama funksionon tërësisht dhe komplet si kreu i një organizate kriminale, i cili ka vjedhur dhe shpërdoruar me organizatën e tij miliarda euro shqiptarëve.
Në të gjitha aferat e mëdha të vendit është dora e zezë e tij.”, tha Berisha.