-sidi education-spot_img
30.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha akuza Ballukut: Unazën e Tiranës e ndau në 14 kontrata për të vjedhur

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me banorët e Depos së Ujit në Tiranë akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku se ka vjedhur paratë e shqiptarëve.

Berisha e akuzoi Belindën se Unazën e Tiranës për 13 km rrugë e ndanë në 14 kontrata për të vjedhur 12 milionë euro së bashku me Edi Ramën. Gjithashtu Berisha u shpreh se nuk e kishte dëgjuar më parë krijimin e tenderit që Balluku ka bërë  për të larë makinën për 10 mijë euro në muaj.

“Është një vjedhje e tillë sa tejkalon cdo imagjinatë. Sot ky është kryeqyteti në të cilën për objektin publik për ndërtimin e djegësit të kryeqytetet nga taksat e shqiptarëve janë dhënë 130 mln euro dhe nuk ka gjurmë. Edhe paratë nuk kanë gjurmë se kanë shkuar në kontot e Ramës dhe suitës së tij. Sot me një dorë vetëm në unazën e Tiranës për ndërtimin e 13 km e ka ndarë në 14 kontrata. Ju garantoj që në botë një tenderim i tillë nuk gjendet.
Është ndarë në 14 kontrata sepse cdo km i saj është ndërtuar me 17 mln euro. Në cdo km ju garantoj se Rama me Ballukun kanë ndarë më hajdutin minimumi 12 mln. Segmentet e ndërtuara nga ne që janë plot vepra arti kanë kushtuar 3.8 mln km. I bie që tani të kushtojnë jo 3.8, por 4.1 mln euro km. Këta e ndërtuan me 17 milionë. Ja pse e copëtoi rrugën në mënyrën më të paimagjinueshme.

Dje mediat publikuan sesi ky person. Imagjonin pak, paguan për pastrimin e makinës së vet tenderin 10 mijë euro në muaj. Nuk kisha dëgjuar kurrë. Sot për makinën e vet ka prokuror lavazhin me të cilën ndan paratë për pastrimin e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Nuk ka përçmim më të madh sesa tu bësh qytetarëve të tu nëse ti i lejon vetes akte të tilla. Nuk kisha dëgjuar kurrë. Madje edhe me minuta sa duhet të presë makina e saj. Por kjo, cdo gjë e ndan me Edi Ramën, përndryshe ajo nuk qëndronte aty 4 minuta.

Ajo kishte detyrë të supervizonte detyrë punimet e djegësit. Kishte në ministrinë e saj një njësi që kishte detyrë të ndiqte punimet. 6 vite resht nuk bëri asnjë raport, sepse paratë zhdukeshin dhe e dinte që shkonin te Edi Rama”,tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit